Davide Andrean nga Italia ka bërë një koleksion interesant, duke mbledhur 10 mijë e 558 kanaçe të Coca Colas nga 87 vende të botës.

David nisi me kanaçen e parë në vitin 1982 kur ishte vetëm pesë vjeçar, për t’i regjistruar pastaj të gjitha në vitin 2013.

“Kanaçet janë të prodhuara në fabrika të ndryshme dhe tregojnë momente të veçanta. Ato u përdoren për përvjetorë të ndryshme”, ka thënë David, i cili hyri në librin e rekordeve botërore Guiness për mbledhjen e mijëra kanaçeve.

Me këtë numër kaq të madh, David mund të konsiderohet si fansi më i madh i pijes më të popullarizuar në botë Coca Cola.