Për herë të parë një shqiptarë do të udhëheqë me njësinë speciale të armatës së Maqedonisë “Renxherët”. Ai vjen në vend të maqedonasit Draganço Vojneski, i cili deri më tani ka kryer këtë detyrë.

Ismaili është nga Gostivari, ka lindur në vitin 1979, ndërsa akademinë ushtarake e ka kryer në Shkup. Deri më tani ka qenë pjesë e të njejtit njësit special.

Edhe pas 26 viteve të themelimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël.

Ndryshe në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%, në ARM me rreth 20%. Megjithatë në batalionin e njësitit special “Ujqit” shqiptarët mbeten edhe më tej të papërfaqësuar, 0% , derisa tek “Renxherët” vetëm 0.3% shqiptarë. E vetmja mbetet policia ushtarake ku shqiptarët përfaqësohen me 10 për qind.

Artikulli paraprakJa çka parasheh platforma e re e BDI-së (Dokument)
Artikulli tjetërRama delegon njeriun e tij në Shkup për t`i dhënë mbështetje referendumit