Njoftim për mediat rreth konferencës për shtyp dhe akreditimeve ndaj Pyunikut

FC Shkupi të enjten (18.07.2019) do të përballet me Pyunikun e Armenisë në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të parë eliminatorë të Liga Evropës. Në kuadër të kësaj ndeshje mjaftë të rëndësishme për skuadrën tonë, një ditë para sfidës (e mërkurë), para mediave do të flasin trajneri Umit Karan dhe kapiteni Muharem Bajrami.

Marketing

Konferenca për shtyp do të zhvillohet në hapësirat e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 18:45, ndërsa stërvitja zyrtare e ekipit do të zhvillohet nga ora 19:15.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të ndjekin nga afër ndeshjen FC Shkupi vs Pyuniku, paraprakisht duhet të dërgojnë email në [email protected], e cila tashmë është e hapur për të akredituar të njejtit.

Aplikuesit për akreditime duhet të dërgojnë emrin, mbiemrin dhe pozitën (gazetarë, fotograf apo kamerman) dhe mediumin që përfaqësojnë, duke bashkangjitur edhe kopjen e bexhit. Kërkesat për akreditime duhet të dërgohen më së voni deri ora 19:00 të së martës (16.07.2019).

Marketing