Njoftim për nxënësit: Nga e hëna nuk vlejnë kartelat mujore

Nga e hëna nuk do të vlejnë kartelat mujore për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme, nuk do të vlejnë nga data 20 i këtij muaji.

Marketing

Këtë e bëri të ditur Ndërmarja Publike NQP Shkup, përmes një komunikate për media ku njoftuan se nga e hëna, autobusët do të fillojnë të punojnë sipas orarit të verës.

Përshkak përfundimit të vitit shkollor 2018/2019, kartelat falas për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë kohës së pushimit veror.

Biletat falas të nxënësve të shkollave fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa të shkollave të mesme deri më 20 qershor.

NQP Shkup u ofron të gjithë nxënësve, përpos maturantëve që përfunduan shkollimin, nëse duan që kartela e tyre të vlejë ende, duhet të paguajnë nga 600 denarë për një muaj (për korrik dhe gusht).

Për blerjen e një bilete të tillë për nxënës, duhet që personi të dorëzojë vërtetim se është nxënës i rregullt.

Sa i përket biletave studentore ato do të vlejnë edhe gjatë verës, respektivisht do të jenë ende falas.

Marketing