Njohja reciproke e patent shoferëve Maqedoni-Kosovë kalon në Kuvend

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha njoftoi se qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka miratuar propozim ligjin për njohjen reciproke të patentës së shoferit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Marketing

Hoxha deklaroi se propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentës së shoferit do të dorëzohet për miratim në Kuvend.

 

Marketing