Njollat e rrobave hiqen me vetëm 5 hile!

Sa rroba keni në garderobën tuaj që s’i vishni vetëm sepse kanë një njollë të çuditshme që s’ia keni idenë ku e bëtë? Përgjigjen e dimë ne, kështu që po ja u japim zgjidhjen se si të shpëtoni prej tyre?

Zhytje në lëng limoni
Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, përgjatë gjithë natës, shkruan anabel. Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas lajini normalisht.

Besojini diellit, zbardhuesit numër një
Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.

Uthull (e bardhë jo e verdhë)
Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthull, aq sa ju ta shihni të arsyeshme (gjysmë filxhani ndoshta).

Sodë buke
Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).

Sekreti i blusë
Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja.