“Njujork tajms”: Moska e prëforcon fushatën për bojkot të referendumit

Moska po bën përpjekje të mëdha për dështim të referendumit në të cilin më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë duhet të deklarohen nëse pranojnë hyrje të vendit në BE dhe NATO, kumtoi dje “Njujork tajms”.

Marketing

Qëllim kryesor i kësaj fushate propaganduese e cila po zhvillohet nëpër rrjetet sociale të Maqedonisë dhe nëpër mediume është pengim i zgjerimit të NATO-s.

Gazeta thekson se Kongresi amerikan në fillim të vitit 2017 ndau 8 milionë dollarë mjete buxhetore për luftë kundër propagandës ruse në Maqedoni, por paratë ende nuk janë shfrytëzuar.

Këto para janë pjesë nga 120 milionë dollarët që Kongresi i ka ndarë në vitet 2016 dhe 2017 për stopin vendimtar të përpjekjeve ruse me përhapjen e lajmeve të rrejshme dhe hakimin në sistemet e institucioneve demokratike dhe në zgjehdjet në SHBA.

“Mjetet për luftë kundër propagandës ruse në Maqedoni u mbajtën tërë vitin dhe fillimisht duhet të politikanët nacionalistë”, deklaroi Majkëll karpenter, ish-bashkëpunëtor i lartë në administraëtn e Barak Obamës dhe bashkëpunëtor në Qendrën Pen Bajdën pë.r diplomaci dhe angazhim global.