NKP “Saraj”, pastron mbeturinat në rrugën Saraj-Rashçe

“Ndërmarrja Komunale “Saraj” në bashkëpunim me Komunën e Sarajit kanë filluar pastrimin e mbeturinave dhe materialeve të forta të hedhura për gjatë rrugës Saraj-Rashce.
Sot kanë bërë pastrimin e një pjese, ndërsa aksioni të vazhdojë në pastrimin e përgjithshëm të kësaj rruge. Në këtë pjesë të Sarajit,, mbeturinat janë hedhur nga disa qytetarë të papërgjegjshëm dhe është krijuar si deponi.

Marketing

Nuk është hera e parë që NKP “Saraj”, pastron këtë pjesë, por njëherësh kërkon edhe ndërgjegjësim dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, që në të ardhmen mos të hedhin mbeturina, pasi që nëse do të kapen nga Inspektorati komunal do të dënohen.
“Kërkojmë bashkëpunim të ndërsjellët edhe me qytetarët, nëse shohin makina duke hedhur mbeturina, t’i denoncojnë në NKP “Saraj”. Gjithë ashtu edhe stacioni policorë të jetë më aktivë në këtë pjesë të Sarajit, dhe të veprojë sipas obligimeve ligjore.

Në kontinuitet kemi bërë pastrimin e deponive të egra të krijuara nga sjellja e disa individëve të pa përgjegjshëm”, thonë nga NKP “Saraj”.

Problemi i mbeturinave dhe I deponive të egra në Saraj është në fazën finale, ndërsa, NKP “Saraj”, me kapacitetin e saj është aktive në të gjitha vendbanimet, por gjatë sezonit të verës puna dyfishohet dhe rritet kapaciteti i mbeturinave.” – zyra për marëdhënie me publikun, Komuna Saraj

Marketing