“NLB Banka” nuk i përfill shqiptarët, revoltohet klienti nga Tetova

“Gjuha zyrtare e NLB Bankës është gjuha maqedonase dhe ajo angleze” kështu është përgjigjur NLB Banka një klienti nga Tetova i cili shqetësimin e tij dëshiron të ndajë me të gjithë të tjerët duke e bërë publike edhe komunikimin e tij elektronik, njofton TS.

Marketing

Ai ka kërkuar nga kjo bankë sqarime pse nuk hapin më shumë sportele pasi bëhen radhë të gjata dhe pritjet janë të padurueshme, por në vend që ti përgjigjet për shqetësimin e klientit, NLB Banka ka zgjedhur që të ofendojë shqiptarët duke thënë se gjuha zyrtare e NLB-Bankë është gjuha maqedonase dhe ajo angleze.

Pas kësaj përgjigje ofenduese ndaj klientëve shqiptarë, tetovari i ka treguar NLB-Bankës se edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut edhe atë aty ku ka më së paku 20% të popullit shqiptarë e jo në Tetovë që 90% janë shqiptarë.

Ndryshe edhe faqja zyrtare e NLB – Bankës https://nlb.mk/ është vetëm në dy gjuhë edhe atë maqedonase dhe angleze /TS/

Marketing