Vetëm një ditë më pari Noizy ka publikuar këngën e tij ‘Luj edhe pak’, dhe tashmë e ka gati surprizën e rradhës.

Ai do të vijë në një bashkëpunim me kantautorin Alban Skënderaj. Kjo është hera e parë kur dy djemtë e shumë pëlqyer të muzikës sjellin një produkt muzikor.

Pjesë nga videoklipi ka shpërndarë Noizy në profilin e tij dhe lajmëron se publikimi do të bëhet ditën e Nesërme. Kënga do të titullohet “ Drejt Suksesit’.

Kjo këngë ka marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili i ka shkruar në Instagram Noizy-t “E dua këtë këngë”. Si dhe duartrokitje nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa
‘Të mirët e Shqipërisë janë bashkuar”. ka shkruar ajo.