Noizy i bën dhuratë vajzës së Ledrit

Ledri dhe Noizy i kanë lënë pas mosmarrëveshjet.

Vite më parë, Noizy dhe Ledri kishin prishur raportet, por tashmë gjithçka i mbetet të kaluarës.

Ishte Noizy ai i cili së fundi i bëri një dhuratë të veçantë vogëlushes së Ledrit, Poem Blu.

Marketing

Ai i dërgoi disa bluza nga linja e tij e veshjeve, të cilat i shoqëroi me një kartolinë të bukur e me mesazh për Poem Blu.

“Vogëlushja Poem Blu Vula. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, janë fjalët në kartolinën për vajzën e Ledrit. 

Image

 

Marketing