Noizy tallet sërish me Stresin

Një opsion i bërë publik së fundmi nga Instagram ka bërë që Noizy të gjejë pretekst të tallet sërish me rivalin e tij, Stresin.

Marketing

Fjala është për mundësinë që të shikohet ndër vite se sa herë i është ndërruar emri një profili në rrjete sociale, e ku figuron që Stresi në llogarinë aktuale, dikur e ka pasur emrin ‘vlonjati’.

Kaq ka mjaftuar që Rigelsi të tallet përmes një InstaStory ku i fton fansat që të gjejnë se cili nga ‘vip-at’ e ka pasur këtë emër në profilin e tij në Instagram, ndonëse bazuar nga data, duket të bëhet fjalë për kohë kur Arkimedit i është thyer llogaria.

Duket se pavarësisht viteve, inatet mes Noizyt dhe Stresit nuk shoshiten.

Historia që daton moti u duk se u harrua dhe raportet u zbutën verën e kaluar kur pati sinjale të relaksimit të marrëdhënieve por që nuk paskan avancuar në stade të tjera.

Marketing