Noizy tregon fizikun e tij nga palestra

Krahas të qenit një artist i suksesshëm, reperi Noizy i kushton vëmendje edhe përgatitjes së tij fizike.

Ai është prezent në palestër sa herë i jepet mundësia, për të ruajtur figurën muskulore të trupit.

Ndërsa suksesin e arritur e ka dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku e ka vënë në plan të parë trupin e tij.

“Nuk ka arsyetime”, është përshkrimi i fotografisë, të cilën Rigels Rajku e ka publikuar në Instagram.

Ndryshe, projekti më i fundit muzikor i Noizyt është “Nuk kan besu” që për një javë e ka kaluar shifrën prej 3.5 milionë shikimesh në YouTube.

https://www.instagram.com/noizy/?utm_source=ig_embed