Noizy vjen me “Freestyle”, nuk mungojnë ‘dissat’ për rivalët

18:16 | 16 Prill 2021

Foto: Sc/YouTube

Marketing

Noizy sapo ka publikuar projektin e shumëpritur.

Reperi Noizy ashtu siç e kishte paralajmëruar, sapo publikoi projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Artisti erdhi me “Freestyle”, në të cilin nuk mungojnë ‘thumbat’ e ‘dissat’ për reperët e tjerë, siç edhe pritej.

Tekstin e këngës e shkroi vet Noizy, për muzikën u kujdes Term & Rvchet, mix/masteri u punua nga Rvchet dhe Westpoint, ndërsa klipin e punoi MaxProduction.

“Nuk ishte Diss.. ishte Straight Rap me msu nipat e mbesat 🤣❤️ shijone, ju dua.. ju nuk jeni thjesht fansa por kam lidhje me krejt ju #OTR“, shkruan reperi në njoftimin për këngën.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Freestyle”, që sapo është lansuar nga Noizy. /Lajmi.net/

Marketing