Frank Lampard dhe Chris Wilder kanë mposhtur Pep Guardiolan, duke u përfshirë në listën e ngushtë për Trajnerin e Sezonit në Premierligë.

Trajneri i Manchester Cityt kishte fituar këtë çmim në sezonin 2018/2019 pas titullit të njëpasnjëshëm në Premierligë, por tani skuadra e tij përfundoi në vendin e dytë, me 18 pikë më pak se kampionët e Liverpool.

Jurgen Klopp kryezon nominimet pasi frymëzoi The Reds në titullin e parë pas 30 vitesh, ndërsa Brendan Rodgers zë vendin e fundit në listën e shkurtër me Leicester City që përfundoi në vendin e pestë.

Lampard bën pjesë në këtë listë pasi përfundoi në vendin e katërt në sezonin e parë në krye të Chelseas.

Por, nuk do fjalë se Klopp mbetet favorit për këtë çmim, pas dominimit që Liverpool bëri në Premierligë.

Nominimet:

Brendan Rodgers – Leicester (5

Chris Wilder – Sheffield United (9)

Frank Lampard – Chelsea (4)

Jurgen Klopp – Liverpool (1)