Non-Paperi, Osmani: Integrimi euroatlantik i rajonit, opsion i vetëm

Integrimi euroatlantik i rajonit është alternativë e vetme që siguron paqe të qëndrueshme. Kështu ka përsëritur qëndrimin e tij ministri i jashtëm, Bujar Osmani, lidhur me publikimin e non-paperit që parashikon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ku është pritur nga homologia e tij, Donik Grvalla. Kjo e fundit tha se vetëm përmendja e tyre është tepër e rrezikshme dhe u apeloi të gjitha palëve të jenë shumë të kujdesshëm,në këtë drejtim meqë sipas saj, idetë e tilla mund të nxisin konflikte të reja e të panevojshme në rajon.

Marketing

“Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës perspektiva euro-atlantike e rajonit janë treguar si modele të suksesshme në rajon dhe mendojmë se alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-s më tutje në rajon dhe integrimi i tërë rajonit në BE.”,- theksoi ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.

“Nuk është asnjë opsion ajo që shkruhet në letra të tilla, pavarësisht ku janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar vetëm thjeshtë si teza për t’u diskutuar apo për t’u implementuar. Është shumë i qartë qëndrimi ynë që i shohim si të rrezikshëm dhe do të duhej të gjitha palët të ishin të kujdesshme, sepse në këtë formë nxiten konflikte të reja të cilat për rajonin tonë janë krejtësisht për panevojshme.”,- theksoi ministrja i jashtme e Kosovës, Donika Grvalla.

Marketing