Nora Gjakova i siguron medalje Kosovës, kualifikohet në finale

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e ka fituar edhe përballjen e tretë në Grand Prixin e Gjeorgjisë, duke ia siguruar Kosovës të paktën medaljen e argjendtë nga kjo garë.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova triumfoi nga xhudistes holandeze Sanne Verhagen. Me kualifikim në finale, Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta marrë të artën, raporton Gazeta Express.

Marketing

Në çerekfinale të këtij Grand Prixi, kosovarja e mposhti me rezultat 1:0 xhudisten vendase, Eteri Liperteliani, dhe e siguroi kështu vendin në gjysmëfinale.

Në përballjen e vlefshme për rundin e dytë të Grand Prixit të Gjeorgjisë, Nora Gjakova e mposhti me ippon xhudisten turke, Seyma Ozerler. Kosovarja e kaloi rrethin e parë pa luftë.
Në këtë garë, Kosovën po e përfaqësojnë kampionia e Evropës dhe sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018 e zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Nora Gjakova, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.

Nora po garon sot në kategorinë e saj (deri në 57 kilogramë), ndërsa Loriana garon të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Xhudistët e tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët kosovarë momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-ta.

Marketing