Normak Investment Group, investitori më i madh në Maqedoni

Duke u bazuar në të dhënat që OEMVP-së ka arritur të analizoj lidhur me zhvillimi i barabartë rajonal, rezulton se Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale kanë ndikim të veçant në këtë drejtim, veçanërisht në pjesën e punësimit dhe rritjës së cilësisë së jetës së qytetarëve. Këtë vit, me kërkesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Agjensionet Target Group dhe Insider ID, bënë analizë për Zonën e Zhvillimit Teknologjik dhe Industrial-Tetovë të përpunuar me të dhëna financiare dhe statistikore. Qëllimi i kësaj analize është të krijojë një pasqyrë që reflekton gjendjen reale të ZZHTI-së Tetovë dhe regjionit të Pollogut, transmeton gazeta KOHA.

Marketing

Në bazë të analizës që është realizuar nga OEMVP rezulton që Kompania Normak Investment Group që menaxhon me Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë të jetë një ndër investitorët më të mëdhenjë për vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut. Tanië Zona E Lirë Eknomike Zhvllimiore në Tetovë, po ua hap dyert bizneseve dhe teknologjive më të avancuara, duke ndihmuar në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, social e teknologjik të vendit. Kjo zonë jo vetëm që po sjellë një energji pozitive për të ardhmen e vendit, njëkohësisht po bëhet edhe promotori kryesor i nxitjes së investimeve të huaja, rritjes së eksporteve dhe të punësimit, si dhe prurje të reja teknologjike. Investimi në këtë zone ka një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko-social të vendit, por ai në vetvete përmban një dimension mjaft të rëndësishëm zhvillimor, duke nxitur edhe faktorë të tjerë ekonomikë vendorë e botëror të projektojnë të ardhmen e tyre pikërisht në këtë Zonë. Kompanitë të cilat operojnë në këtë zone sjellin standarde të avancuara teknologjike dhe nëse kësaj i bashkëngjesim edhe filozofinë Perendimore të të bërit biznes, atëherë lirisht mund të themi se Zona e Lirë Ekonomike Zhvillimore e Tetovës tash e në të ardhmen mund të shërbejë edhe si një universitet i dijeve dhe praktikave menaxheriale e teknologjike. Duke u bazuar në zhvillimin e barabart rajonal dhe kontributit te zonave te lira ne kete zhvillim rezulton se per dallim nga Zona e Shkupit e cila eshte e themeluar para 14 viteve e qe ka te punesuar rrethe 2300 punetor ne te gjitha kompanite qe operojne ne te, ne Zonen e lire ekonomike te Tetoves e themeluar para kater vitesh vetem ne nje kompani jane te punesuar 1375 punetor. Zona e shkupit ndikon ne 1.1 % ne uljen e papunesise ne rajonin e Shkupit nderkaq Zona e lire e Tetoves ne 1. 2 ne rajonim e Pologut. Pra, një kuptim të veçant Zonës së Lirë Ekonomike Zhvillimore të Tetovës ka kohë që po i jep edhe kompania amerikane Lear Corporation, e cila më 16 Korrik 2015 firmosi marrëveshje me menaxhuesin e kësaj Zone, Kompaninë Normak-investment Group. Lear Coorporation, nje nder kompanite me te medha ne boten e industrisë së pjeseve automobilistike dhe nje nga projektet me te medha per zhvillimin e biznesit në vend.

Prodhimi I tyre I dedikohet prodhuesve me te medhenj boteror te me shume se 300 tipe makinash, me 140.000 punonjes ne 36 shtete të botës. Në bazë të analizër rezulton se ZZHTI e Tetovës ka perrformancë të shkëlqyet nga aspekti i numrit të të punësuarve i cili është 1,325 punëtorë, me shpenzime vjetore për rroga 5,452,462 eur, rrogë mesatare vjetore për punëtorë 4,115 euro ose 342 euro në muaj, e të cilat janë më të larta krahasuar me rrogat e zonës më të lartë që është ZZHTI Shkup. Investimi që është në fazën përfundimtare “Glas Fleks” do ketë 300 vende të reja pune, me çka në mënyrë plotësuese to përmirësojë aspektin financiar si në zone ashtu edhe në mbarë rajonin. Nga numri i punësimeve, ZZHTI Tetovë siguron performance solide sepse vetëm dy kompanitë të cilat janë të vendosura në të, do punësojnë mbi 1,750 punëtorë, e që është përafërsisht 74% krahasuar me 14 kompanitë të cilat janë të vendosura në ZZHTI Shkup. Një rajon mund të konsiderohet i zhvilluar vetëm atëherë kur harta e investimeve prek ato nevoja për të cilat kanë nevojë më së tepërmi banorët e atij rajoni. Pra, protagonistë e kësaj fabule ishin ideatorët, investitorët, partnerët publiko-privat, si dhe gjithë faktorët tjerë të involvuar në këtë project. Ajo për çka kjo Zonë do të ngelë gjatë kohë në memrorien kolektive të njerëzve, është dora e ngrohtë e saj që iu shtrihet në momentet më kritike familjeve dhe individeëve të cilët sikur i kishin humbur shpresat në ofertat që u jepeshin. Një vepër kjo impozante që sigurisht do të ketë impact zhvillimi në jetën e përditshme të njerëzve tanë, duke ua rikthyer fillimisht atyre buzëqeshjen, dhe pastaj duke i bërë qytetar të dinjitetshme të një shoqërie me shanse të barabarta.

Marketing