Normalizohet komunikacioni në Tetovë- Kodër të Diellit dhe Pletvar

Është normalizuar trafiku në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër të Diellit dhe në grykën malore Pletvar.

Marketing

NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se nga ora 08:45 është normalizuar komunikacioni në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër të Diellit, ndërsa në ora 07:45 ishte hequr ndalesa edhe në grykën malore Pletvar.

Ndalesa në këto drejtime rrugore ka qenë për shkak të të reshurave intensive të borës, erës së fortë dhe lëvizjeve në rrugë.