Normalizohet shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Mjalti dhe patatet e Maqedonisë së Veriut përsëri janë në tregun e Kosovës. Pas një muaji hiqet barriera mes dy vendeve. Kosova është përsëri në listën e vendeve nga të cilat mund të importohet rasati i peshqve në shtet, pasi i përmbushi kushtet për monitorim pasiv dhe aktiv të peshqve. Sipas Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nuk do të ketë kompromise dhe lëshime, kur bëhet fjalë për standardet që eksportuesit duhet t’i plotësojnë.

Marketing

Megjithëse me vonesë një javore është dorëzuar programi që ka të bëjë me monitorimin pasiv dhe aktiv për ikrat dhe peshqit e rinj dhe në përputhje me këtë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tashmë i ka vendosur ato në listën e vendeve nga të cilat mund të importoni ikra dhe peshq të rinj dhe kështu edhe ata i shfuqizuan masat e tyre .Shumë e rëndësishme është të theksohet fakti që ne si Qeveri dhe Ministria e Ekonomisë kemi treguar edhe një herë se do të vazhdojmë se nuk do të ketë kompromis për standardet që duhet të përmbushen – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Edhe krahas barrierave që gati një muaj qëndronin mes dy shteteve, ekonomia e vendit nuk do të ketë asnjë humbje sepse këto dy produkte përmbushin standardet evropiane- u shpreh ministri Bekteshi. Barrierat tregtare filluan pasi Maqedonia e Veriut ndaloi importin e rasatit të peshkut nga Kosova ndërsa si kundër- përgjigje vendi nuk mund të eksportonte mjaltë dhe patate në tregun e Kosovës.

Marketing