Norvegjia do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Marketing

Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

“Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian”, thuhet në një njoftim për media nga MPJ.

Marketing