Norvegjia i huazon 216 mijë vaksina AstraZeneca Suedisë dhe Islandës

Norvegjia ia ka huazuar të gjitha 216 mijë vaksinat AstraZeneca shtetit të Suedisë dhe Islandës.

Ministria e Shëndetësisë e Norvegjisë tha se dozat do të huazohen derisa vendi ka pezulluar shfrytëzimin e tyre.

Më 11 Mars, Norvegjia ndoqi Danimarkën në vendimin për të ndaluar shfrytëzimin e vaksinës britaniko-suedeze pas raporteve për mpiksje jashtëzakonisht të rralla të gjakut.

Marketing

“Suedia dhe Islanda duan të huazojnë dozat e vaksinave të AstraZenecas që janë në magazinë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, njoftoi ministria norvegjeze.

“Norvegjia do t’u japë hua dozat Suedisë dhe Islandës për sa kohë që vaksina është në pauzë në këtë vend”, shkruan më tutje.

Ndryshe, Suedia do të marrë 200 mijë doza të Vaxzevria, ndërsa Islandës do t’i takojnë 16 mijë sosh. 

Marketing