Novak Gjokoviq dhe gruaja e tij shërohen nga koronavirusi

Tenisti serb, Novak Gjokoviq dhe gruaja e tij Jelena kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus, ka njoftuar ekipi i tij për komunikim me media më 2 korrik, 10 ditë pasi është bërë e ditur se çifti ka rënë në kontakt me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus.

Marketing

Gjokoviq ka dalë pozitiv në këtë virus pasi ka marrë pjesë në një turne që kishte organizuar ai në Serbi dhe Kroaci, në kohën e pandemisë.

Në ndeshjet e zhvilluara në Beograd dhe Zadar nuk është mbajtur distancë fizike.

“Novak Gjokoviq dhe gruaja e tij Jelena kanë dalë negativë për Covid-19. Kjo është kuptuar në rezultatet e testeve që ata kanë kryer në Beograd”, ka thënë ekipi i tij.

Të dy, si Gjokoviq, ashtu edhe gruaja e tij nuk janë përballur me simptoma të sëmundjes dhe kanë qëndruar në vetizolim në Beograd, prej kur kanë kuptuar se janë infektuar.

Gjokoviq ka qenë lojëtari i katërt që është infektuar pas pjesëmrrjes në lojërat në Beograd dhe Zadar.

Në mesin e të infektuarve kanë qene edhe: Grigor Dimitrov, Borna Qoriq, dhe Viktor Troicki.

Trajneri i Gjokoviqit, Goran Ivaniseviq, është infektuar po ashtu me koronavirus.

Gjokoviq është kritikuar për organizim të turnut pa marrë të gjitha masat mbrojtëse por edhe për pjesëmarrjen në ndjenja gjatë natës.

Marketing