Festim Halili nuk ndalet, ja aktiviteti i tij i radhës

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili po dëshmon veten edhe në fushën e humanizmit. Ai sot ka nënshkruar memorandum me kryetarin e komunës së Dollnenit Xhemil Qamili për donimin e binarëve që do të shfrytëzohen për rrethoja të varrezave në fshatin Gostirazh të komunës Dollnen.

Marketing

Kjo kërkesë vjen nga vet banorët e këtij fshati. Drejtori Halili njofton se një kërkesë e tillë mund të realizohet edhe në komunat tjera sipas procedurës së njëjtë.

Drejtoi Halili gjithashtu njofton se do të realizohet edhe kërkesa e banorëve të fshatit shqiptar Kran të Prespës. Pra Ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, nën udhëheqjen e drejtorit Festim Halili do të ndihmojë në ndërtimin e një ure në këtë fshat.

“E premte, koha për bëmirësi.

Donojmë binarë për fshatin Gostirazh të Komunës së Dollnenit.

Do të përdoren për rrethoja të varrezave të fshatit.

Nënshkruajmë procesimin.”, ka shkruar në facebook Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili.

Marketing