NP ‘Higjiena komunale’ apelon për hedhje të ndërgjegjshme të mbeturinave të vëllimshme

NP “Higjiena komunale” – Shkup i informon qytetarët që mbetjet e tyre të vëllimshme, në të cilat përfshihen mobiliet e vjetra, aparatet elektrike dhe elektronike, mund t’i hedhin në qendrën për seleksionim në Karposh dhe Vardarishte, çdo ditë të javës, me termin nga ora 07:00 deri në ora 19:00, pa pagesë.  Nëse kanë nevojë për shfrytëzimin e automjeteve tona speciale komunale për transportim, këtë mund ta kërkojnë  në telefonin pa pagesë numër 0800 222 33.

Marketing

Edhe njëherë duam t’ju kujtojmë se mbetjet e vëllimshme nuk lejohet të hidhen as në sipërfaqet publike e as në enët për mbetje. Çdo hedhje e mbetjeve në sipërfaqet publike paraqet shkelje të Ligjit për pastrim publik dhe drejtpërdrejt e ndotë rrethin.

Veproni ndërgjegjshëm me mbetjet e juaja dhe mbrojeni mjedisin jetësor!