NP Higjiena Komunale dhe Komuna e Çairit, në aksion për një Çair më të pastër

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani, nesër do të organizojnë press konferencë për të njoftuar opinionin për detajet e aksionit masiv të pastrimit që ka filluar nga dita E Enjte (16.08.2018) dhe do të zgjasë deri ditën E Hënë (20.08.2018). Qëllimi i aksionit është të rritet niveli i pastërtisë publike në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor, si dhe të ftohen publikisht qytetarët për t’iu bashkangjitur këtij aksioni secili para
vendbanimit të tij. Të mobilizuar për një qëllim – ambient më të pastër e të shëndoshë jetësor.

Data – 18.08.2018 (E Shtunë)
Lokacioni: Teqja në Dyqanxhik – Udhëkryqi që lidh Bulevardin “Nikolla Karev” dhe rr. “Sllavej Planina”.
Ora – 11:00

evn