NP Higjiena Komunale ka larguar një mijë ton mbeturina

Gjatë 24 orëve që kaluan, ekipet e NP Higjiena Komunale -Shkup mblodhën dhe transportuan rreth 1000 ton mbetje komunale nga kontejnerët nëntokësorë dhe mbitokësorë në territorin e qytetit të Shkupit. Kontejnerët u zbrazën gjatë tërë natës, ku ekipe të posaçme kalonin për të larguar dhe për të transportuar mbetjen e shkapërderdhur afër enëve.

Marketing

Javën që kaloi, operativa e NP Higjiena Komunale-Shkup veproi vetëm në ndërrimin e parë, por gjendja në terren tregoi se me aktivitete vetëm në një ndërrim nuk është e mundur çdo ditë të mblidhet dhe të transportohet mbetje nga gati 6000 kontejnerë të vendosur në të gjitha komunat.

Për këto arsye, NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon ta mbledhë dhe ta transportojë mbetjen komunale nga qyteti i Shkupit ne dinamikën e rëndomtë në -tri ndërrime, çdo ditë në javë, me këtë ekipet e Ndërmarrjes do të punojnë edhe gjatë festave në fundjavën që vjen!

NP Higjiena Komunale i informon qytetarët se mbetja nga amvisëritë individuale do të vazhdojë të mblidhet me dinamikën standarde -dy herë në javë. Në këtë periudhë bëjmë thirrje qyetatarët të përmbahen nga hedhja e mbetjes së vëlimshme, mbetjes ndërtimore dhe mbetjes nga kopshtet në enët për mbetje apo në afërsi të tyre.

Gjatë ditës së sotme, NP Higjien Komunale-Shkup në tërësi do t’i pastrojë stacionet për ri ngarkim në Vardarishte dhe Karposh, ku gjatë javës së kaluar përkohësisht është vendosur mbetja komunale që për shkak të kufizimit kohor Ndërmarrja nuk kishte mundësi menjëherë ta transportojë në deponinë Drislla.

Marketing