NP “Higjiena Komunale” me aksion masiv për pastrim në të gjitha komunat, do të largohen grafitet me përmbajtje fyese që nxisin gjuhë të urrejtjes

Me rastin Ditës Botërore të pastrimit – World cleanup day, NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup nesër do të realizojë aksion masiv për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e qytetit. Në kuadër të aksionit do të largohen grafitet me përmbajtje fyese që nxisin gjuhë të urrejtjes, padurueshmëri etnike dhe fetare.
Po nesër, me fillim në ora 10:30, në bul. Ilinden Nr. 60, Drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup , Abdusamed Shabani, kryetari i qytetit të Shkupt, Petre Shilegov dhe kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, do ta shënojnë fillimin e këtij aksioni.

Marketing