NP “Higjiena Komunale “- Me aktivitete të sforcuara për viz air maratonën(Foto)

Gjatë mbajtjes së maratonës së 15-të jubilare të manifestimit sportiv “Viz Air maratona e Shkupit”, NP “Higjiena Komunale”-Shkup me 35 punëtorë në terren vazhdimisht mbante pastërtinë dhe higjienën përgjatë rrugëve të garës se madhe prej 42 kilometrave, që shtrihej nëpër tërë qytetin- nga vendbanimi Aerodrom deri te vendbanimi Hrom. Pastrim i vazhdueshëm bëhej edhe në rajonin e sheshit të Qytetit dhe parkut “Gruaja Luftëtare”, ku pikëfillimi i maratonës ishte pesë kilometra. Pas përfundimit të maratonës, ekipet e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, vazhduan me aktivitete për largimin e të gjitha mbeturinave, fshirje dhe larje me makina të bulevardeve dhe rrugëve. Nga mekanizimi u përdorën tre autocisterna, tre automjete për ngarkim dhe transport, dy piaxho dhe katër auto-fshesa.

Marketing

Marketing