NP „Higjiena komunale“ me apel që mbetjet ndërtimore të mos hidhen në kontejnerë

Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP „Higjiena komunale“ – Shkup larguan dhjetë thasë me mbetje ndërtimore të hedhura në kontejnerë më rrugën Londonska, në komunën e Karposhit.

Marketing

NP „Higjiena komunale“ – Shkup i informon qytetarët se mbetjen e cila krijohet gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore apo rinovimit të vendbanimeve të tyre, nuk guxojnë ta hedhin në enët e vendosura për mbetje në sipërfaqet publike. Ky lloj i mbetjes mund t’i dëmtojë përgjithmonë automjetet speciale komunale dhe me ketë të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm financiar për Ndërmarrjen, si dhe probleme gjatë mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale të qytetit.

Enët e vendosura nga ana e NP „Higjiena komunale“ -Shkup, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kontejnerë mbitokësorë apo nëntokësorë, shporta a kosha për mbeturina, ato janë vetëm se për mbetje komunale.

Apelojmë deri te qytetarët, që ndërgjegjshëm të veprojnë me mbetjen e tyre ndërtimore, të njëjtin mos ta hedhin as në sipërfaqe publike, sepse në këtë mënyrë mund të krijohen deponi të egra me të cilat e ndotin ambientin jetësor.
Sipas Ligjit për pastërti publike, qytetarët e Shkupit janë të obliguar që mbetjen e tyre ndërtimore ta hedhin drejtpërdrejtë në deponinë „Drislla“.

Marketing