Gjatë javës së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup bëri larje mekinerike të përgjithshme në të gjitha bulevardet dhe rrugët më të mëdha në territorin e qyteti të Shkupit.

,,Me përdorimin e dhjetë autocisternave, gjatë natës zbatuam aktivitete të përforcuara për larje makinerike të bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit.

Vendosim trend të ri në mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve publike të trafikut që presim të rezultojë me rritje të nivelit të pastërtisë dhe mbrojtje më efikase të shëndetit publik, gjegjësisht zvogëlim të mundësisë për përhapjen e virusit Kovid-19,” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

NP Higjiena Komunale – Shkup bëri larjen e përgjithshme të bulevardeve dhe rrugëve në të gjitha komunat e Shkupit