NP Higjiena Komunale-Shkup dezinfektoi Çarshinë e vjetër të Shkupit

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot bënë dezinfektimin e Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Marketing

Dezinfektimi u krye në të gjitha rrugët dhe pjesët e brendshme të Çarshisë, me automjet special komunal për këtë qëllim.

“Në Çarshinë e Vjetër çdo ditë ka numër të madh të vizitorëve dhe kalimtarëve, andaj në koordinim me Komunën e Çairit vendosëm që mu në këtë lokacion t’i zbatojmë këto masa dhe aktivitete parandalimi, me qëllim ngritjen maksimale të nivelit të higjienës dhe pastërtisë në sipërfaqet publike në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. “ – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing