NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP DO TA TRANSPORTOJË MBETJEN NGA MASKAT DHE DORËZAT MBROJTËSE

NP Higjiena Komunale-Shkup sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Qendrën për ekologji demokratike “Florozon”, për zbatim të përbashkët të projektit “Ji përgjegjës për vetën dhe për mjedisin tonë jetësor edhe në kushte të pandemisë”, i përkrahur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së.

Marketing

Qëllimi i Projektit është që me hedhjen e adekuate të mbetjes nga pajisjet mbrojtëse- maskat dhe dorëzat, të jepet kontribut në luftën kundër përhapjes së virusit Kovid 19, si dhe në zbutjen e pasojave të pandemisë mbi qytetarët. Në suaza të Projektit, në tridhjetë lokalitete para marketeve më të mëdha të Shkupit do të vendosen enë speciale për hedhjen e mbetjes nga pajisjet mbrojtëse, që do të transportohet nga ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup.

Gjatë tërë periudhës së kaluar nga shpallja e pandemisë botërore e virusit Kovid-19, NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë ka zbatuar aktivitete të jashtëzakonshme, me qëllim që në nivelin më të lartë të mundur të mbajë higjienën dhe pastërtinë e sipërfaqeve publike dhe të trafikut në qytetin tonë.

Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Qendrën për demokraci ekologjike “Florozon”, me transportin e mbetjeve të maskave dhe dorëzave mbrojtëse që qytetarët do t’i hedhin në këto enë të posaçme, Ndërmarrja do të vazhdojë të kontribuojë në luftën kundër përhapjes së virusit Kovid -19 dhe në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

NP Higjiena Komunale-Shkup u bën thirrje qytetarëve të Shkupit që pajisjen mbrojtëse të përdorur mos ta hedhin në sipërfaqe publike, por paketuar mirë ta hedhin në enët e posaçme apo drejtpërdrejt në kontejnerë, dhe kështu të mbrojnë shëndetin e të punësuarave të Ndërmarrjes, të cilët çdo ditë janë në kontakt me këtë mbetje me kontaminim dhe rrezik potencial.

Marketing