NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup filloi me edukimin e nxënësve për përdorimin e drejtë të enëve të reja për mbetje (foto)

NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup filloi me edukimin e nxënësve për përdorimin e drejtë të enëve të reja për mbetj
NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup zbaton edukim të nxënësve nga shkollat e mesme dhe fillore si t’i përdorin drejtë enët e reja për mbetje.
Prejse Ndërmarrja filloi me vendosjen e kontejnerëve të rinj me vëllim prej 3,2m3 u vërejt nevoja për informim dhe udhëzim shtesë për qytetarët se në ç’mënyrë përdoren këto enë, me qëllim që të parandalohet dëmtimi i tyre dhe të mundësohet mbledhje dhe transport i pandërprerë i mbetjes komunale.
Në këtë drejtim, NP,,Higjiena Komunale’’- Shkup realizoi edukim të këtij lloji në Sh.F.K “Dimitar Miladinov”, ku nxënësit mësuan në ç’mënyrë hapen kontejnerët e rinj, për çfarë lloj mbetjesh janë të përcaktuar, si dhe për rëndësinë e përzgjedhjes primare të mbetjes komunale. Edhe në periudhën në vijim, Ndërmarrja do të vazhdojë me edukimin e bashkëqytetarëve më të rinj për përdorimin e drejtë të enëve të reja për mbetje.

Marketing
Marketing