NP Higjiena Komunale-Shkup-formoi shtab krize

Në NP Higjiena Komunale-Shkup prej sot do të funksionojë Shtabi i Krizës prej ku do të koordinohen aktivitetet operative të NP Higjiena Komunale-Shkup në kuadër të gjendjes së krijuar lidhur me përhapjen e virusit Kovid-19.

Marketing

“Qëllimi kryesor i formimit të Shtabit të Krizës është që edhe në këto rrethana të pazakonta ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup të vazhdojnë të mbledhin dhe transportojnë mbetjen komunale në tri ndërrime, që është me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të qytetit të Shkupit dhe për uljen e rrezikut nga përhapja e virusit Kovid-19.

Ne vigjilje të ngjarjeve të fundit, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup zbatojnë një sërë aktivitetesh me qëllim që higjiena dhe pastërtia e sipërfaqeve publike të ngrihet në nivelin më të lartë të mundur, ndërsa vëllimi i aktiviteteve tona thuajse është dyfishuar. Vetëm gjatë javës që kaloi bëmë dezinfektimin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, si dhe të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Na vazhdimësi dezinfektohen të gjitha enët për mbledhjen e mbetjes, përfshirë edhe mikro-lokacionet e tyre, ndërsa ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup çdo ditë me autocisterna lajnë rrugët në të gjitha komunat e qytetit. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë kohët për hedhjen e mbetjes, të shënuar në vetë kontejnerët, dhe mbetjen ta hedhin vetëm në enët e vendosura, me qëllim shmangien e mundësisë së krijimit të deponive të egra.” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Problemet lidhur me mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale, qytetarët mund t’i paraqesin në numrat e telefonit 3216 644 dhe 0800 222 3, nga e hëna deri të shtunën prej orës 09:00 deri në orën 19:00 dhe të dielën prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Marketing