NP Higjiena Komunale-Shkup furnizohet me kamion të rinj

NP Higjiena Komunale-Shkup sot promovoi furnizimin me pesë automjete të
specializuara komunale – kamionë për mbledhjen dhe transportin e mbetjes
komunale. Automjetet janë të markës Iveco dhe do të përdoren për
mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale nga kontejnerët për
amvisëritë kolektive si dhe nga koshat e shpërndarë në amvisëritë
individuale në territorin e qytetit të Shkupit.

Marketing

“Pesë automjetet e reja të specializuara komunale – kamionë janë pjesë e
furnizimit të madh që NP Higjiena Komunale-Shkup e filloi ne fillimin të
këtij viti, në kuadër të të cilit deri tani janë lëshuar në përdorim
edhe dhjetë makina për fshirjen e sipërfaqeve publike dhe të trafikut.
Deri në fund të këtij viti do të furnizohemi edhe me 32 automjete të
specializuara komunale – autocisterna, kamionë, automjete vetë ngritës
dhe kiperë, me çka në masë të madhe do përmbyllim përtërirjen e parkut
vozitës të Ndërmarrjes ”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup,
Abdusamed Shabani.

Marketing