NP Higjiena Komunale – Shkup, gjithçka gati për festën e Bajramit

NP Higjiena Komunale – Shkup realizoi aktivitete për larjen me duar dhe makinerike të objekteve më të mëdha fetare islame në territorin e qytetit të Shkupit.

Marketing

Me përdorimin e tre autocisternave dhe një automjeti special komunal – VAP, u bë larja e oborreve dhe rrethina e afërt e xhamive: Murat Pasha dhe Mustafa Pasha në Çashinë e Vjetër të Shkupit, Jahja Pasha në Çair, xhamia Isa Beu në Bit Pazar, xhamia Duqanxhik, xhamia Husein Shah në Saraj dhe të tjera.

Me këtë rast, drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani dhe myftiu i Shkupit, Kenan Ismaili, sot iu drejtuan besimtarëve myslimanë para xhamisë Mustafa Pasha.

,,Në prag të festës së madhe myslimane Fitër Bajramit, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup edhe këtë vit zhvilluan aktivitete të përforcuara për pastrimin e objekteve fetare islame. E shfrytëzoj këtë rast të gjithë besimtarëve myslimanë të ua uroj festën e ardhshme me shpresë që të gjithë së bashku përmes sjellës së përgjegjshme dhe të kujdesshme do të kontribuojmë për mirëmbajtjen e higjienës dhe pastërtisë në objektet tona fetare dhe në këtë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e familjeve tona.” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing