NP “Higjiena Komunale”-Shkup jep llogari për punën e saj njëvjeçare

ktivitetet dhe rezultatet nga puna e NP “Higjiena Komunale”- Shkup në periudhën e I-XII – 2019

Marketing

Mbledhja dhe transporti i mbetjes komunale

Ekipet e NP Higjiena Komunale shtatë ditë në javë, në tri ndërrime e mbledhin dhe e transportojnë mbetjen komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesët urbane dhe rurale të qytetit, si dhe nga thuajse 600 subjekte ekonomike, me qëllim që higjiena dhe pastërtia e qytetit të Shkupit të ngrihet në nivelin më të lartë të mundshëm. Në 12 muajt e kaluar u mblodhën dhe transportuan gjithsej 153 763 ton mbetje komunale.

Sasia e mbetjes së mbledhur dhe të transportuar në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018 është rritur për 1118 ton, gjegjësisht për 0,73%. NP Higjiena Komunale njëkohësisht e mirëmban edhe higjienën e gjashtë milion metër katrorëve të sipërfaqeve publike të trafikut, që nënkupton fshirjen dhe larjen e tyre për çdo ditë.

Pastrimi i deponive të egra

Në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë 12 muajve të kaluar pastruam dhe hoqëm 8721 m³ mbetje nga deponitë e egra, të krijuara si rezultat i hedhjes së pandërgjegjshme të mbetjes nga individë dhe subjekte juridike.

Për krahasim, gjatë vitit 2018 u pastruan 5144m³, kurse në vitin 2017 vetëm 835m³ mbetje nga deponitë e egra.

Vendosja e GPS- sistemit më bashkëkohor

NP Higjiena Komunale – Shkup vendosi GPS sistemin më bashkëkohor nëpërmjet të cilit bëhet mbikëqyrja e lëvizjes së të gjitha automjeteve speciale komunale për mbledhje dhe transport të mbetjes, si dhe e gjendjes momentale të mbushjes së kapacitetit të enëve për mbetje. Trajektorja e automjeteve, vendndodhja e tyre momentale, shpejtësia e lëvizjes dhe shpenzimi i karburantit janë vetëm një pjesë e të dhënave të cilat udhëheqësia e Ndërmarrjes i ka në shikim në çdo çast, kurse njëkohësisht nëpërmjet senzorëve të vendosur në kontejnerë përcaktohet mbushja momentale e kapacitetit të tyre, me çka edhe planifikohen aktivitetet e ekipeve të Ndërmarrjes.

Furnizimi me pajisje dhe automjete

Gjatë vitit 2019, Ndërmarrja u furnizua me 300 kontejnerë të rinj për hedhjen e mbetjes komunale me nxënie prej 1,1m³, ndërsa në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit u furnizua me 540 kontejnerë me nxënie prej 3,2 m³ si dhe katër kamionë të rinj special për zbrazjen e këtij lloji të enëve, 10 automjete elektrike komunale – fshesa dhe 12 fshesa speciale për pastrim me vakum. Është bërë furnizim edhe me 950 kosha të rinj për hedhjen e mbetjes së imët që u vendosen në të gjitha komunat e Shkupit.

Filloi pilot – projekti për përzgjedhje primare të mbetjes komunale nga amvisëritë

Në dhjetor të vitit 2019, NP Higjiena Komunale – Shkup filloi realizimin e pilot – projektit për përzgjedhje primare të mbetjes komunale nga amvisëritë. Me pilot – projektin do të përfshihen 200 amvisëri individuale nga vendbanimi Vllae, të cilët do ta përzgjedhin mbetjen e tyre komunale në fraksion të thatë dhe të lagësht. Këtyre amvisërive u është ndarë nga një kosh shtesë për hedhjen e fraksionit të thatë të mbetjes – plastikës, letrës, metalit, qelqit, etj. Koshin për mbetje që deri tani qytetarët e kanë përdorur, tash e tutje do të shërbejë për hedhjen e fraksionit të lagësht – mbetjen që shpërbëhet vetvetiu, gjegjësisht mbetjet nga ushqimi (pemë, perime, mish, kocka) gjethe, lule etj.

Përzgjedhja primare e mbetjes rezulton në rritje të efikasitetit gjatë mbledhjes dhe transportit gjegjësisht në nivel më të lartë të riciklimit dhe ripërdorimit të saj të mëtutjeshëm, por ajo çka është më e rëndësishme është se kontribuon dukshëm në zvogëlimin e sasisë së mbetjes komunale që përfundon në deponi. Përskaj pjesës së thatë nga mbetjet komunale që tashmë përpunohen, Ndërmarrja planifikon plotësisht ta shfrytëzojë dhe përpunojë edhe fraksionin e lagësht, duke vendosur uzinë për kompostimin e mbetjes që shpërbëhet vetvetiu, në Qendrën për përzgjedhje të mbetjes në Vardarishte.

Aksione sezonale për pastrim në të gjitha komunat e Shkupit

Janë realizuar aksione sezonale për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e Shkupit, me çka për herë të parë u bë fshirje dhe larje manuale dhe me makina e rrugëve dytësore – rrugëve shërbyese, me fshesa elektrike dhe autocisterna.

NP Higjiena Komunale – Shkup në kuadër të aksioneve pastroi edhe oborret e shkollave në të gjitha institucionet e arsimit, ndërsa u vendosen edhe kontejnerë të veçantë për mbetje të vëllimshme, në të cilët qytetarët kishin mundësinë t’i hedhin mobiliet e vjetruara si dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Në prag të festës fetare Kurban Bajramit për herë të parë u vendosen enë për mbledhjen e mbetjes me prejardhje organike.

Qendrat për përzgjedhje të mbetjes

Me automjetet e veta speciale, NP Higjiena Komunale – Shkup qytetarëve ua ofron shërbimin për mbledhjen dhe transportin e mbetjes së vëllimshme nga shtëpitë e tyre, pajisjes elektrike dhe elektronike si dhe mobilieve të vjetruara. Por, ajo çka është veçanërisht e rëndësishme për t’u përmendur është se Ndërmarrja ua mundëson qytetarëve vetë ta deponojnë këtë lloj të mbetjes pa pagesë në Qendrat tona për përzgjedhje të mbetjes në Karposh dhe Vardarishte.

Përmirësimi i kushteve për punë dhe mbrojta e punëtorëve

Të punësuarit të cilët e mbajnë barrën më të madhe në kryerjen e aktiviteteve të Ndërmarrjes, të ekspozuar edhe në kushtet më të papërshtatshme klimatike – punëtorët për mbledhjen e mbetjes, punëtorët që fshijnë dhe lajnë rrugët e qytetit, të punësuarit në stacionet për ngarkim dhe qendrat për përzgjedhje, janë të mbrojtur me pajisjet më cilësore për mbrojtje personale.

Vazhdimisht përmirësohen edhe kushtet në hapësirat e punës, ashtu që gjatë vitit 2019 në tërësi janë rinovuar departamenti për mirëmbajtjen e automjeteve speciale komunale, departamenti i marrëdhënieve me shfrytëzues, departamenti për mirëmbajtjen e bazës së shfrytëzuesve si dhe pikat e punës në Shuto Orizare, Butel, Qendër dhe Saraj.

Fushatë për ngritjen e vetëdijes publike

Në vitin 2019 Ndërmarrja filloi fushatë për ngritjen e vetëdijes publike për dëmet nga hedhja e parregullt e mbetjes që rezulton me krijimin e deponive të egra dhe ndotjen e mjedisit jetësor. Persona eminent nga fusha publike dhe politike drejtuan porosi për veprim të ndërgjegjshëm me mbetjet dhe i informuan qytetarët për mundësinë që mbetjen e tyre të vëllimshme ta deponojnë pa pagesë në qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte.

Eko-patrulla

Në vitin 2019, eko-patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup realizoi një numër të madh të aksioneve dhe kujdestarive, në kuadër të të cilëve u përgatiten 2569 procesverbale informativo-edukative për veprim të drejtë me mbetjen. Gjithsej 550 nga këto procesverbale ishin për qytetarë dhe persona juridikë të cilët në mënyrë të parregullt kanë hedhur përafërsisht 1547 m³ mbetje, kështu duke shkelur Ligjin për Pastërti Publike në RMV. Pas dorëzimit të procesverbaleve, vepruesit e kanë larguar mbetjen që ishte hedhur në mënyrë të parregullt.

Edukimi

Nga fillim i vitit 2019 janë realizuar ligjërata dhe eko-punëtori për veprim të drejtë, përzgjedhje dhe riciklim të mbetjes për 2640 qytetarë të rinj të 31 shkollave fillore dhe të mesme, si dhe të 12 kopshteve. Gjatë vitit 2019 u organizua edhe një sërë eko-manifestimesh dhe vizita të nxënësve në Qendrën për përzgjedhje të mbetjes në Karposh.

Në terren, Ndërmarrja vazhdimisht realizon edhe biseda informativo-edukative me qytetarët, me qëllim zgjidhjen e problemeve aktuale me hedhjen e parregullt të mbetjes.

Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar dhe institucionet e arsimit

Nëpërmjet nënshkrimit të Memorandumeve për bashkëpunim, me qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive, edukimit dhe realizimit të projekteve inovative për mbrojtjen e mjedisit jetësor, NP Higjiena Komunale – Shkup në vitin 2019 u obligua në bashkëpunim të ndërsjellë, ndihmë e mbështetje të përbashkët me Fakultetin Ekonomik në UKIM, Universitetin ,,Nënë Tereza”, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Universitetin e Evropës Juglindore, Fakultetin Pedagogjik ,, Sh. Klimenti i Ohrit” dhe një sërë organizatash joqeveritare si ,,Hajde Maqedoni”, ,, Top-Selekt”, ,,Qendra e Vullnetarëve – Shkup”, etj.

Marketing