NP Higjiena Komunale-Shkup lau bulevardet dhe rrugët gjatë natës

Natën që kaloi, NP Higjiena Komunale-Shkup me ndihmën e pesë autocisternave kreu larje makinerike të të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në territorin e qytetit të Shkupit.

Marketing

“Larja makinerike e bulevardeve dhe e rrugëve të Shkupit është një prej aktiviteteve më të rëndësishme që NP Higjiena Komunale-Shkup i zbaton me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19. Ekipet e Ndërmarrjes i lajnë të gjitha sipërfaqet e trafikut publik edhe nga dy herë brenda një dite, ndërsa prioriteti ynë kryesor është mirëmbajtja e pastërtisë publike dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.