NP Higjiena Komunale – Shkup në aksion, pastron tempujt fetar ortodoks në prag të festës

NP Higjiena Komunale – Shkup ka kryer aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës të tempujve më të mëdha fetare ortodokse në të gjitha komunat e Shkupit. Me ndihmën e tre autocisternave, ekipet e Ndërmarrjes kryen larjen me duar dhe makinerike të oborreve dhe në rrethinë të: katedrales Shën Klimenti i Ohrit, kishave Shën Bogorodica, Shën Dimitrija, Shën Jovan Kërstitel, Shën Petka, Shën Gjorgija, Shën Ilija, Shën Arhangel Mihail, Shën Petar dhe Pavlle, Shën Spas dhe të tjera.

Marketing

,, Në prag të festës më të madhe krishtere – Pashkët, realizuam aktivitete të jashtëzakonshme për mirëmbajtjen e higjienës në nivelin maksimal të objekteve fetare të cilat gjatë fundjavës festive do t’i vizitojnë numër i madh i bashkëqytetarëve tanë.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë të kujdesen për pastërtinë e objekteve fetare të të gjitha bashkësive fetare.” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing