NP Higjiena komunale-Shkup vazhdon të mbajë higjienën dhe pastërtinë në qytetin e Shkupit në nivelin më lartë

Në vigjilje të ndodhive të fundit me situatën e re të krijuar lidhur me pandeminë me virusin Covid-19, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup zbatojnë një sërë aksionesh të jashtëzakonshme me qëllim higjiena dhe pastërtia e sipërfaqeve publike të ngrihet në nivelin më të lartë të mundshëm, vëllimi i aktiviteteve është rritur dyfish, ndërsa mbledhja dhe transporti i mbetjes komunale nga mbi 5500 kontejnerë të vendosur në qytetin e Shkupit vazhdon të realizohet çdo ditë të javës.

Marketing

Sot, udhëheqësit e Ndërmarrjes vendosën të solidarizohen me punëtorët në terren dhe t’u ndihmojnë në mbledhjen dhe transportin e afër 500 ton mbetjesh komunale, që çdo ditë mblidhet nga kontejnerët dhe koshat në qytetin tonë.
“Këta janë heronjtë tanë, punëtorët të cilët edhe në kohë pandemie çdo ditë e mbledhin mbetjen komunale në qytetin e Shkupit. Do të doja ta informoj opinionin se në pajtim me masat e vendosura, NP Higjiena Komunale-Shkup punon vetëm në ndërrimin e parë, por ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të ruajtur vazhdimësinë e mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale, gjegjësisht të gjithë kontejnerët mbitokësorë dhe nëntokësorë të zbrazen një herë në javë. Derisa zgjasin masat e posaçme, jemi të detyruar ta reduktojmë dinamikën e mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale nga mbi 84000 kosha nga amvisëritë individuale që në periudhën e ardhshme do të realizohet një herë në javë, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të kenë mirëkuptim për këto vendime.”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë bën larje makinerike me autocisterna dhe bën dezinfektimin e bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në të gjitha komunat e qytetit, si dhe larje manuale dhe dezinfektim të sipërfaqeve më të frekuentuara publike në zonën qendrore të qytetit, si sheshi Maqedonia, Ura e Gurit, ura Goce Delçev, rruga Maqedonia, sheshi Filipi i Dytë dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit. Vazhdimisht dezinfektohen edhe të gjitha enët për mbledhjen e mbetjes, të vendosura në territorin e qytetit të Shkupit – kontejnerë mbitokësorë dhe nëntokësorë, përfshirë dhe mikro-lokacionet e tyre. Në vazhdimësi pastrohet dhe hiqet mbetje nga deponitë e egra ku gjatë tre javëve të kaluara janë pastruar mbi 500 m3 mbetje nga tridhjetë lokacione në të gjitha komunat e qytetit.
Në këtë drejtim, Ndërmarrja u bën thirrje qytetarëve që mbetjen e tyre komunale ta hedhin me rregull të paketuar dhe vetëm në enët e vendosura, e jo në afërsi të tyre apo sipërfaqe tjera publike, me qëllim që të ndalohet krijimi i mundshëm i deponive të egra. Maskat dhe dorezat e përdorura, si dhe mbetja nga personat që janë në vet izolim apo karantinë, në enë duhet të hidhen të paketuara më qese të dyfishta të mbushura më së shumti deri në dy të tretën e kapacitetit të tyre, në pajtim me rekomandimet e MMJPH-së.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing, shoes, child and outdoor
Image may contain: one or more people, shoes and outdoor

 

Marketing