NP Higjiena Komunale-Shkup,hap departament të ri për kujdes ndaj shfrytëzuesve

Nga 1 qershor 2020, në NP Higjiena Komunale-Shkup zyrtarisht do të fillojë të funksionojë Departamenti i ri për kujdes ndaj shfrytëzuesve.

Marketing

“Me hapjen e Departamentit për Kujdes ndaj Shfrytëzuesve, do t’u përgjigjemi të gjitha nevojave të qytetarëve që kanë të bëjnë me punën administrative të Ndërmarrjes. Tani më kemi filluar me dërgesën e faturave në formë elektronike, ndërsa risia më e rëndësishme që fillimisht do ta vëmë në përdorim, gjithsesi është mundësia për pagesë online, e cila qytetarëve dukshëm do t’ua lehtësojë pagesën e faturave për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale. Të gjitha kërkesat tjera të tyre, shfrytëzuesit tanë do të mund t’i drejtojnë në këtë Departament, në përbërjen e të cilit është edhe arkivi i Ndërmarrjes.

Pas nesh është një periudhë tejet e vështirë, kur në kushte të pandemisë botërore, të punësuarit e NP Higjiena Komunale-Shkup, çdo ditë dilnin në rrugët e Shkupit duke zbatuar një varg masash dhe aktivitete të jashtëzakonshme, me qëllim që maksimalisht të mbajnë higjienën dhe pastërtinë në qytetin tonë dhe të mbrojnë shëndetin publik. Në këtë moment, nga qytetarët kërkojmë të na kthejnë me pagesë të rregullt të faturave të tyre për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale, sepse rrogat e të punësuarave në këtë Ndërmarrje sigurohen vetëm nga pagesa e kërkesave tona.”-tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup.

Në hapjen e Departamentit për Kujdes ndaj Shfrytëzuesve morri pjesë edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili tha se Ndërmarrja edhe në periudhën e ardhme do të vazhdojë me aktivitetet për pastrimin stërnishtave dhe theksoi se në pajtim më nevojat dhe kërkesat e shfrytëzuesve së fundmi janë futur një sërë përmirësimesh në shërbimin për mbledhje dhe transport të mbetjes së vëllimshme nga shtëpitë e qytetarëve.

Departamenti për Kujdes ndaj Shfrytëzuesve i NP Higjiena Komunale-Shkup do të funksionojë nga e hëna deri të premten, prej 07:00 deri 19:00, ndërsa shfrytëzuesit do të kenë mundësi të informohen edhe në formë elektronike, në adresën [email protected]. Njëherësh, të gjithë formularët e nevojshëm që kanë të bëjnë më kërkesat e shfrytëzuesve do të publikohen edhe në faqen e internetit: www.khigiena.com.mk

Për ata qytetarë që marrin llogari të përbashkëta të NP Higjiena Komunale-Shkup me NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” në Departamentin për shfrytëzues është vendosur edhe aparat me të cilin mund të bëjnë pagesë elektronike të kërkesave të tilla.

Marketing