NP” Higjiena komunale” transportoi 40 metër kub mbetje të vëllimshme në komunën e Çairit

Në kuadër të aksionit që u realizua në periudhën prej 16 deri më 19 korrik 2019 në komunën e Çairit, ekipet e NP” Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan 40 metër kub mbetje të vëllimshme. Në katër lokalitete të kësaj komune të qytetit u vendosën kontejnerë të posaçëm për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme, ku qytetarët hodhën mobiliet e vjetruara, si dhe mbetjen nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Marketing

Në periudhën e ardhshme NP”Higjiena Komunale” – Shkup do të realizojë aksione për mbledhje të mbetjes së vëllimshme edhe në komunat e tjera të qytetit. Apelojmë deri te qytetaret që këtë lloj të mbetjes ta hedhin në kuadër të aksioneve të organizuara, ndërsa për periudhën e ngelur të vitit ta shfrytëzojnë mundësinë që krevatët e vjetëruar, dyshekët, elementet sanitare, frigoriferët, televizorët, shporetet e pajisjet tjera elektrike dhe elektronike, pa pagesë t’i deponojnë në Qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte.

Sipas ligjit për Pastërti Publike në RM, mbetja e vëllimshme nuk mund të hidhet në sipërfaqe publike. Mjedisin tonë jetësor mund ta ruajmë veçse nëpërmjet veprimit të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi me mbetjen!

Marketing