NP “Higjiena Komunale”dekoron puntorët më të suksesshëm për 2019

NP Higjiena Komunale – Shkup i shpalli pesë punëtorët e saj më të suksesshëm për vitin 2019. Bëhet fjalë për punëtorët për mbledhjen e mbetjes Zulfi Aliu dhe Tefik Usein, larësin e automjeteve Fejzo Fejzov, punëtorin në peshore Ismail Ismail dhe Irfan Miftari punëtor për mbledhjen e mbetjes industriale të parrezikshme.

Marketing

Drejtori Abdusamed Shabani ju ndau mirënjohje dhe i shpërbleu pesë punëtorët më të suksesshëm në Ndërmarrje, duke i marr si shembull për kryerjen cilësore të detyrave të punës.

,,Këta pesë punëtorë treguan sukses të veçantë dhe arritën rezultate të jashtëzakonshme në punë. Ata i kryejnë detyrat e tyre në kushtet më të vështira të punës andaj është nder i madh për mua që kisha mundësinë t’i shpërblej dhe t’ju tregoj sa e vlerësoj mundin e tyre. Këtë praktikë për shpalljen e pesë punëtorëve më të suksesshëm e prezantojmë për herë të parë në NP Higjiena Komunale – Shkup dhe sinqerisht shpresoj që të mbetet traditë.” – tha drejtori Shabani

Marketing