NP “Parqe dhe gjelbërime”-Shkup, nesër me shëtitje rekreative me biçikleta, promovon elementet e reja të parqeve në suaza të Parkut “Gazi Baba”

Me rastin e “Ditës Botërore pa automobila” dhe përmbylljes së “Javës Evropiane të mobilitetit”, NP “Parqe dhe gjelbërime”-Shkup, nesër organizon shëtitje rekreative me biçikleta, për të përcjell porosinë se edhe bartësit e funksioneve publike dinë dhe mund të realizojnë aktivitete, duke i shfrytëzuar biçikletat si mjet i transportit alternativ. Në ketë eveniment që do të mbahet në ora 10:15 në Parkun “Gazi Baba” (terrenet sportive afër Fakultetit të shkencave natyrore), do të marrin pjesë drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup, Ardijan Muça, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.
Në të njëjtën kohë do të promovohen elementet e reja të parqeve në suaza të Parkut “Gazi Baba”, të cilat ndërmarrja i përgatiti dhe vendosi për nevojat e qytetarëve, gjatë vizitës së parkut, shëtitjeve dhe gjatë aktiviteteve rekreative në këtë park.

Marketing
Marketing