NP “Parqet dhe gjelbërime” bënë krasitjen e degëve mbi korsitë për biçikleta (foto)

NP “Parqet dhe gjelbërime” vazhdon me aktivitetet e planifikuara. Këto ditë bënë krasitjen e degëve mbi korsitë për biçikleta

Marketing

Gjatë ditëve të ngrohta verore, qytetarët gjithnjë e më tepër shfrytëzojnë biçikletat si mjet kryesor i qarkullimit. Me qëllim që atyre tu mundësohet qarkullimi i pa penguar, gjatë periudhës aktuale ekipet tona po i krasisin degët e lakuara nëpër korsitë kryesore për biçikleta. Para disa ditëve u rregulluan drunjtë në vendbanimin Aerodrom, kurse sot ekipet tona me sharra teleskopike po i krasisin degët mbi korsitë për biçikleta në rr. “Aradhet partizane” në Karposh, ku gjithashtu në rrjedhë është aksioni për një qytet urban më të pastër dhe më të gjelbëruar.