NP “Rrugët e Maqedonisë” me rrjeta mbrojtëse në rrugët rajonale dhe nacionale/Memeti: Autostradat do të duken si në perëndim

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” prej sot ka nisur me vendosjen e rrjetave mbrojtës përgjatë të gjitha rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu thotë drejtori i kësaj ndërmarrjeje Bekim Memeti.

Marketing

Sipas tij rinovimi dhe vendosja e rrjetave metalike mbrojtëse bëhet me qëllim rritjen e sigurisë gjatë qarkullimit të automjeteve nëpër autostrada dhe rrugët rajonale që lidhin të gjitha pikat e Maqedonisë së Veriut.

“Rinovimi dhe vendosja e rrjetave të reja mbrojtëse metalike përgjatë autostradave dhe rrugëve rajonale të Maqedonisë së Veriut kontribuon për një zhvillim më të sigurt të komunikacionit”, deklaroi Bekim Memeti, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Memeti gjithashtu informoi se njëkohësisht me vendosjen e rrjetave të reja metalike, NP “Rrugët e Maqedonisë” po bëjnë edhe pastrimin e rrugëve edhe atë ekipet e kësaj ndërmarrjeje po heqin shkurret dhe barishtet të cilat shpesh herë janë problem për shoferët e automjeteve.

“Të gjithë ne duhet të jemi më të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, në veçanti duhet të mbajmë kujdes për natyrën. Ekipet tona gjatë këtyre ditëve përgjatë autostradave dhe rrugëve rajonale kanë pastruar disa tonelata mbeturina, përfshirë këtu shishe plastike, qese të ndryshme ushqimi dhe kanaqe, që të gjitha këto rrezikojnë”, u shpreh Memeti.

Marketing