NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet: Uji nga burimi Rashçe nuk është i ndotur

Lajmi se uji i burimit Rashçe është i ndotur është lajm i rremë, kumtuan për MIA-n nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet, pasi në rrjetet sociale filluan të përhapen zëra se drejtpërdrejtë është rrezikuar burimi.

Marketing

“Është lajm i rremë se uji nga burimi Rahçe është i ndotur. Në lokalitet nuk ka asgjë që drejtpërdrejtë e rrezikon burimin. Mjetet që i trajtojnë ujërat nëntokësore janë të pastra dhe në gjendje të shkëlqyer dhe të njëjtat vazhdimisht ndiqen nga ana jonë edhe nga ana e institucioneve kompetente”, thuhet në reagimin e ndërmarrjes publike.
NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet – Shkup shton se çdo ditë bëhen analiza të ujit në 38 lokacione në territorin e qytetit të Shkupit.

“Qytetarët e Shkupit pinë ujin më të pastër dhe më cilësor për pije. Ndryshe përhapja e lajmeve të rreme sipas KP neni 288, paragrafi 1 është vepër penale për të cilën është paraparë burg deri në pesë vjet”, thuhet në reagimin e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet.

Marketing