NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” apelon për përdorim racional të ujit! Mos ujitni kopshte dhe fusha

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” -Shkup apelon deri te qytetarët e Shkupit që me kujdes dhe në mënyrë racionale ta shfrytëzojnë ujin gjatë këtyre ditëve ku temperaturat do të jenë të larta. Ndërmarrja bën apel për të shmangur shfrytëzimin e panevojshëm të ujit për ujitje
kopshte dhe fusha.

Marketing

Sipas të dhënave nga Enti Hidrometeorologjik, ditëve në vijim do të kemi mot me temperaturat të larta që do të arrijnë edhe mbi 40 ° C, gjithashtu edhe sipas të dhënave të NP Ujësjellës Kanalizime – Shkup është rritur konsumi i ujit, nga ku bëjnë thirrje deri të qytetarët e qytetit të Shkupit për përdorim racional të ujit.

Marketing