NP,,Higjiena Komunale do të marrë masa kundër të punësuarve që njollosur reputacion e ndërmarrjes

Me rastin e video materialit të publikuar në disa portale dhe rrjete sociale, ku është paraqitur një i punësuar i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, se si mbetjen e mbledhur e hedh në lumin Vardar, udhëheqësia e Ndërmarrjes dëshiron ta njoftojë publikun se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti.

Bëhet fjalë për punëtorë i angazhuar në Departamentit për mirëmbajte të pastërtisë publike që ka kryer shkelje të rëndë disiplinore, duke njollosur kështu seriozisht reputacionin e NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup.

Për këto arsye, sot më 10.06.2019 është marrë vendim, ky person të largohet nga vendi i punës.

NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup në vazhdimësi punon në ngritjen e nivelit të higjienës dhe pastërtisë në qytetin e Shkupit, dhe krahasuar me vitet e kaluara, shënon rritje drastike procentuale të sasisë së mbetjes së larguar nga deponitë e egra dhe mbetjes që mblidhet nga amvisëritë dhe subjektet juridike. Ekipet e NP,,Higjiena Komunale’’- Shkup, shtatë ditë në javë, në tre ndërrime, mbledhin dhe transportojnë mbetjen komunale, njëkohësisht duke mirëmbajtur higjienën e gjashtë milion metër katrorëve të sipërfaqeve publike dhe të trafikut, që nënkupton fshirjen dhe larjen e tyre.

Në këtë kontekst, do të donim t’ju njoftojmë se asnjë shkelje e etikës së punës dhe disiplinës, aq më pak tentim për uljen e reputacionit të Ndërmarrjes nuk do të tolerohet, dhe kundër kryerësve do të ndërmerren masat më të rrepta të ndëshkimit.